Vdiq në QKUK këmbësori që u godit nga vetura në Prizren

Këmbësori që është goditur më 24 mars nga vetura në Prizren, ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar Shaqir Uka, i cili theksoi se viktima ka qenë duke u trajtuar në mjekimin intensiv.

“Ka qenë duke u trajtuar në mjekimin intensiv. Nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak para mesditës së sotme”, u shpreh Uka.

Policia ka njoftuar më 25 mars se shoferi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar.