Juventusi fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale, mposht Lazion
Juventusi ka arritur të fitojë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra e Allegrit triumfoi me rezultat komod 2-0 duke e mposhtur Lazion në stadiumin “Allianz”.
Golashënuesit ishin Chiesa (50’) dhe Vlahoviq (64’).
Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 23 prill, ku fituesi do të sigurojë biletën për në finale.
Kujtojmë se, nesër (e mërkurë) zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Fiorentinës dhe Atalantës. /Zëri