SHSKUK-ja njofton për vdekjen e pediatres nga Mitrovica

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shkruar për vdekjen e specialistes së Pediatrisë nga Mitrovica, Dallëndyshe Kumnova.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se Kumnova ishte e angazhuar për 35 vite si pediatre.

“Dr. Dallëndyshja mbi 35 vjet shërbeu me përkushtim ndaj fëmijëve, duke ofruar ndihmën e pakursyer shëndetësore. Deri në pensionim, doktoresha punoi në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

SHSKUK ka shprehur ngushëllime për vdekjen e doktoreshës.