Shqiptari nga Londra tregon se si po përdoren gratë shtatzëna për të marrë dokumentet angleze

Gangsterët shqiptarë në Angli po synojnë nënat e ardhshme, të cilat janë të gatshme t’i regjistrojnë ata si prind i fëmijëve të tyre të pa lindur. Këtë investigim e ka bërë media britanike “The Sun”.

Daniel Nikolla, gazetar shqiptar në Angli tha në një intervistë për Euronews Albania se ky është një proces që ka ndodhur edhe më parë dhe “The Sun” sapo e ka zbuluar.

“Në atë lajmin e The Sun ka edhe disa deformim që përfshihet me bandat kriminale, përdoret një gjuhë që e kriminalizon gjithë procesin siç kanë bërë më parë tabolidet britanike. Ky proces është ndjekur jo vetëm nga persona të lidhur me banda kriminale”.

“Ka pasur njerëz që kanë ardhur ilegalisht në Britani, më vonë kanë ardhur edhe partneret e tyre, me ardhjen në jetë të një fëmije ai fëmijë është regjistruar si fëmija i një qytetari britanik. Në një dakordësi mes të treve dhe nëpërmjet fëmijës së parë, nëna merr lejen e qëndrimit, kur vjen në jetë një fëmijë i dytë babai real merr atësinë dhe kështu edhe ai merr lejen e qëndrimit në Britani të Madhe. Në momentin që ndodh diçka e tillë, është me patjetër i përfshirë edhe një qytetar që jo vetëm ka leje qëndrimi në Britani, por që mund të jetë edhe britanik”, tregoi ai.