Kosova për herë të parë me program të veçantë në mbështetje të sportistëve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se në Kosovë për herë të parë do të ketë një program që mbështet sportistët e dalluar për gjatë karrierës së tyre aktive.

Lajmi është bë i ditur nga vetë Çeku përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai bënë të ditur se ky program do të quhet “Super Sportistët”. /Zëri

Më poshtë keni postimin e tij të plotë (pa ndërhyrje):

Kosova për herë të parë me program në mbështetje të sportistëve të dalluar përgjatë karrierës së tyre aktive.

“Super Sportistët” ka për qëllim mbështetjen e qëndrueshme të sportistëve të vendit, duke u përqëndruar tek sportistët me potencial të lartë për të arritur suksese në arenën ndërkombëtare sportive.

Për ciklin Olimpik 2024-2028, buxheti i programit është 4 milionë euro.