Dardanet U-19 mposhtin me rezultat të thellë Gjibraltarin
Kombëtarja e Kosovës U-19 në konkurrencën e femrave ka fituar ndeshjen e parë në kuadër të Grupin B3 në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Dardanet e reja triumfuan me rezultat të thellë 5-0.
Vashat tona do të kenë edhe dy ndeshje në këtë fazë.
Ndeshja me Luksemburgun zhvillohet me pesë prill, ndërsa me Izraelin tri ditë më vonë (8 prill). /Zëri