Proton Cable Prizreni mbetet në Superligë
Proton Cable Prizreni do të jetë anëtare e Prince Caffe Superligës për edicionin e ardhshëm.
Basketbollistët e Proton Cable Prizrenit fituan ndaj New Basket me rezultat 107:67, derisa në sfidën e parë fituan 93:113, për të siguruar qëndrimit në Superligë.
Prizreni ishte më e mirë nga fillimi deri në fund, duke mos e diskutuar asnjëherë fitoren dhe sigurimin në Superligë.
Proton Cable Prizreni ishte renditur në vendin e shtatë në Prince Caffe Superligë. /Zëri