Aksidenti tragjik me tetë të vdekur në Shqipëri, Konjufca ngushëllon familjarët e viktimave

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Shqipëri, ku si pasojë tetë persona kanë humbur jetën.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjarët e viktimave, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Konjufcës:

Me shumë pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Shqipëri, ku humbën jetën tetë qytetarë.

Në këto momente kaq të vështira qëndrojmë pranë familjeve të viktimave, të cilët lutemi ta gjejnë forcën ta përballojnë këtë tragjedi, e cila na ka tronditur dhe prekur të gjithëve.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjarëve dhe miqve të viktimave, por edhe ndaj shtetit të Shqipërisë, po aq sa edhe popullit tonë, sepse sot është një ditë e trishtë për të gjithë shqiptarët.