Disa të lënduar nga të shtënat në një shkollë në Finlandë

Një incident me të shtëna armësh është raportuar në një shkollë në Vantaa të Finlandës, ka njoftuar policia finlandeze përmes një njoftimi.

Numri i të lënduarve deri më tani nuk dihet, raporton RTE.

Sipas policisë, një i dyshuar për të shtënat është arrestuar. Forcat e rendit u kanë bërë thirrje qytetarëve të rrinë larg zonës ku ka pasur të shtëna dhe të mos i hapin dyert për persona të panjohur.