Persona të panjohur vjedhin një pushkë gjuetie në Marec

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pushkë gjuetie.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 15:15, në Marec, raporton Zeri.info.

Prishtinë / 01.04.2024 - 15:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pushkë gjuetie. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Zëri