As pas pesë ditësh nuk gjendet personi i cili ra në Ibër

Shoqata e Kosovës për Kërkim – Shpëtim, tash e pesë ditë kanë qenë të angazhuar për gjetjen e një personi i cili dyshohet se ka rënë në lumin Ibër.

As pas këtyre ditëve të operacionit të kërkimit nuk është arritur që të gjendet ai.

Nënkryetari i kësaj shoqate Mentor Maloku, ka dhënë detaje lidhur me kërkimet që janë zhvilluar.

Maloku bëri të ditur se personi i cili po kërkohet është nga Leposaviqi dhe se i takon komunitetit serb.

“Personi në fjalë ka pasur probleme shëndetësore dhe është në moshë jo të re”, tha Maloku në Klankosova.

Ai tha se thuajse janë kontrolluar të gjitha objektet e pabanuara dhe kulmet e ndërtesave në Leposaviq.

“Tani jemi fokusuar tek kërkimet në lumin Ibër dhe mbesim me shpresë se do ta gjejmë”, theksoi ai.