Ratkoceri shpalos detaje nga Haraçina ku “cak i sulmit të armatosur” ishte kryetari
Sot gjatë ditës ka pasur disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të veturës së kryetarit të Haraçinës, ku si pasojë e gjuajtjeve, kanë mbetur dy persona të plagosur.
Arben Ratkoceri nga Koha.MK ka shpalosur detaje të tjera nga ky cak i sulmit të armatosur, ku thotë se gjendja e njërit të plagosur “është e rëndë se dhe ekipi mjekësor po luftojnë për të ia shpëtuar jetën përmes intervenimeve kirurgjikale”.
Ratkoceri kështu ka bërë të ditur për Televizionin Dukagjini.
“Thuhet se është më rëndë i plagosur një familjar i shoferit të kryetari të Komunës, i cili ka qenë cak i sulmit. Aktualisht është në Klinikën Universitare “Nënë Tereza’, në të cilët mjekët janë duke luftuar për të shpëtuar jetën përmes intervenime kirurgjikale”, shtoi Retkoceri.
Ratkoceri ka thënë se ky “cak i sulmit të armatosur” nuk ka të bëjë me çështje politike aktuale por për interesa pronësore brenda subjektit të njëjtë partiak.
“Është një konflikt nëse e marrim në pikëpamje politike, brenda subjektit të njëjtit politik. Thjeshtë është për çështje t të interesave të caktuara. Haraqina është komunë rurale. Dhe krejt konflikti është mes dy familjeve, flitet prej kryetarit aktual dhe ish-kryetarit të kësaj komune. Është për çështje drejtora shkollash ose disa pronave publike në kuadër të Haraqinës.Është brenda subjektit të njëjtë politik, por nuk ka lidhje me politikë, thjeshtë janë interesat pronësore, interesat e emërimeve të ndryshme brenda subjektit të caktuar politik në nivel lokal”, shtoi ai.
Tutje, Ratkoceri shtoi se nga “organet shtetërore të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut janë duke pritur që të dalin më shpejtë për të përshkruar situatën dhe autorët e këtij sulmi”.
“Rasti është komplet i zbardhur, dhe pritet që Organet Shtetërore që të dalin më shpejtë për të përshkruar situatën dhe autorët e këtij sulmi. I detyron për shkak të atmosferës së zgjedhjeve. Por i gjithë fshati dhe komuna e dijnë se nuk ka të bëjnë me zgjedhjet”, shtoi më tej.