LVV-ja në Prishtinë ia uron 1 Prillin kryetarit Rama: S’ka përmbushur asnjë premtim të dhënë

1 Prilli njihet ndryshe edhe si “Dita e Rrenave” e Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka vendosur që t’ia urojë kryetarit të kryeqytetit Përparim Rama.

LVV-ja ka thënë se për dy vjet e gjysmë qeverisje, Rama nuk ka realizuar asnjë premtim që e ka dhënë, raporton Zeri.info.

“‘Kryetar Rama, urime 1 Prilli’

Sot është 1 Prilli, apo siç njihet ndryshe “Dita e Rrenave”. Shfrytëzojmë rastin në këtë ditë të urojmë kryetarin Përparim Rama, duke i dëshiruar më shumë punë e më pak gënjeshtra për qytetarët e Prishtinës në pjesën e mbetur të mandatit.

Këto dy vite e gjysmë qeverisje në Kryeqytet na kanë dëshmuar se Përparimi është personifikimi më i mirë i mundshëm i 1 Prillit.

Më poshtë mund ti shihni disa premtime të cilat, me keqardhje e themi, u dëshmua që janë gënjeshtra”, thuhet në njoftim. /Zëri