Zjarri në malet e Rugovës, nga Komuna e Pejës thonë u lokalizua gjatë mesnatës

Zjarri ka përfshirë të dielën malet në fshatrat Kuqishtë dhe Stankaj në Rugovë të Pejës.

Lidhur me këtë rast, nga Komuna e Pejës kanë bërë të ditur se zjarri është lokalizuar mbrëmë.

“Zjarri është lokalizuar mbrëmë në mesnatë, nuk ka qenë rrezik për shtëpitë përreth”, ka thënë Faik Zekaj, zëdhënësi i Komunës së Pejës.

Zekaj tutje ka shtuar se ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te shpërthimi i zjarrit. /Telegrafi