Diell dhe temperatura të larta, pluhuri saharian vazhdon të jetë i pranishëm
Për të hënën parashikohet të mbajë mot shumë i ngrohtë, me diell dhe vranësira të nivelit të lartë, të cilat më të shtuara pritet të jenë në orët e mëngjesit.
Po ashtu, pluhuri saharian do të vazhdojë të jetë i pranishëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11° C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28° C.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-48 km/h.