Dy të vdekur pas një shpërthimi në rajonin e Kievit

Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në Ukrainën qendrore.

Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës tha se një “objekt i panjohur” shpërtheu në një ndërtesë banimi pesë-katëshe në qytetin Bila Tserkva, në rajonin e Kievit, më herët gjatë së shtunës.

Ekuipazhet shpëtuan tre persona, duke përfshirë një fëmijë që u dërgua në spital, tha ai.

Një trup u zbulua në rrënoja më herët, ndërsa një tjetër është zbuluar mbrëmjen e sotme.

Rreth 17 persona janë duke u trajtuar pas incidentit me punë në vijim, tha shërbimi i urgjencës, raporton Sky News.