Drejtori i përgjithshëm i Milanit flet për të ardhmen e Theo Hernandezit dhe Maignanit

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Giorgio Furlani ka folur për të ardhmen e dy lojtarëve.

Bëhet fjalë për Theo Hernandezin dhe portierin Mike Maignanin.

Furlani u shpreh se të dytë janë nën kontratë, ku shpresoi se të dy do të qëndrojnë me ta sa më gjatë të jetë e mundur.

“Ata të dy janë nën kontratë deri në qershor 2026”, tha fillimisht Furlani.

“Lojtarët janë gjithmonë ata që vendosin për të ardhmen e tyre, ne shpresojmë që Theo dhe Maignan të qëndrojnë me ne sa më gjatë të jetë e mundur”, tha ai. /Zëri