Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit. Për këtë arsye sipas një raportimi të CNN, zyrtarët kanë hartuar një plan për ta shpëtuar atë duke përdorur të njëjtat pajisje që po mbështesin Kullën e Pizës.

Kulla është dërtuar në një periudhe lulëzimi të historisë së qytetit verior, mirëpo pas dy shekujve ajo filloi të anohej. Aktualisht, ajo anon në një kënd prej katër gradësh, vetëm pak më shumë se pjerrësia aktuale e kullës së Pizës prej 3,9 gradësh.

Në fund të vitit të kaluar, rrugët përreth Garisenda u mbyllën përkohësisht pasi shkencëtarët monitoruan strukturën për prova të lëvizjes, duke arritur në përfundimin se ajo ishte në “rrezik të lartë” shembjeje.

Kryetari i bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, njoftoi të mërkurën se shtyllat dhe kabllot e përdorur më parë për të shpëtuar kullën në Pizë do të vendosen së bashku me skelat e përshtatura prej çeliku për të ndihmuar në parandalimin e copëtimit të saj.

“Kjo do të bëjë të mundur sigurimin e kullës,” tha Lepore në një konferencë për shtyp. Ai tha se mund të lejojë Kullën Asinelli, një strukturë më e lartë që qëndron pranë Garisenda, të rihapet për publikun.

Kryebashkiaku tha se duhet të duhen “rreth gjashtë muaj” për të përshtatur pajisjet e përdorura për Kullën e Pizës në Garisenda, me të gjithë operacionin e mbrojtjes që kushton rreth 19 milionë euro.

Ndërsa më pak i njohur se kulla e Pizes, Torre Garisenda ka qenë prej kohësh një atraksion turistik në Bolonja. Këndi i tij i pazakontë e bëri atë të përmendet në poemën e shekullit të 14-të të Dante Aligerit “Komedia Hyjnore”. /abcnews