Sot, mot me diell dhe ngrohtë

Gjatë ditës së sotme në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 23 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë në drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 15-35 km/h.