Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Policia e Kosovës ditë më parë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e së martës në Prishtinë, ku si pasojë dy persona humbën jetën.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur pas një konfrontimi në mes të dy grupeve, në orën 21:20.

“… Policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga goditja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast”, njofton Policia.

“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur: E. H., mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK-ja jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G., femër, 48 vjeçe, ka vdekur”, thuhet në raport.

E sot Fakte Plus ka publikuar një video se si nisi konflikti mes dy grupeve, i cili vazhdoi edhe në orët e mbrëmjes.

Në këtë konflikt mes dy grupeve, viktima e dytë Z.G., femër, 48 vjeçe, ishte kalimtare e rastit.

Policia njofton se e ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.