Fushtica për fenomenin e vrasjeve: Policia e Kosovës është duke i marrë seriozisht këto çështje

Në këtë javë pati gjuajtje me armë, vrasje në Kolovicë, gjuajtje në Dardani, pra raste të shumta brenda një kohe shumë të shkurtër, Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri në Komunën e Prishtinës, tregoi se bashkë me Policinë e Kosovës janë në bashkëpunim për rritjen e sigurisë.

Gjatë kësaj jave ndodhën disa raste si gjuajtje me armë e vrasje.

Rastet e fundit e kanë tronditur kryeqytetin e po ashtu edhe banorët.

Drejtori për Siguri në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, i ka cilësuar si raste shqetësuese sepse janë duke u përsëritur.

“Ne jemi zakonisht shumë të shqetësuar me këtë trend të fundit të zhvillimeve, këto raste po përsëriten, është një dinamikë e çuditshme e këtyre rasteve dhe konflikteve në mes grupeve të ndryshme kriminale,” tha Fushtica.

Fushtica tregoi para 2 javësh se ishte edhe rasti në lagjen e “Muhaxherëve” ku ka pasur gjuajtje me armë të zjarrit, ndonjëherë, sipas tij, këto ndodhin për shkaqe banale dhe të armiqësive të kaluara.

“Policia e Kosovës është duke i marrë këto çështje seriozisht dhe është përgjegjësi strikte e Policisë,” u shpreh Fushtica.

Sipas tij, ka koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe jemi në bashkëpunim të ngushtë që të rritet sa më shumë siguria në kryeqytet, jemi në rrugë të mirë.

Ai ka shtuar se rritja e strukturës së popullatës e bën edhe ngritjen e kriminalitetit dhe, sipas tij, kryeqyteti po përballet me këtë dukuri.