Sa shpesh duhet të lani flokët, përgjigjja do t’ju habisë
Larja e flokëve është vetëm një pjesë e disa hapave të rëndësishëm të nevojshëm për të qëndruar të pastër dhe të rregulluar.
Pa u larë, flokët mund të bëhen të yndyrshëm, me erë të keqe, shkruan Express.co.uk.
Shumë prej nesh kemi rutinat tona të larjes së flokëve, të cilat i kemi mbajtur prej vitesh. Disa njerëz do t’i lajnë çdo ditë, ndërsa të tjerët do të presin më gjatë ndërmjet larjeve.
Kjo mund të varet nga lloji i flokëve tuaj, megjithatë, konsensusi nga shumë ekspertë duket se është se larja e tepërt mund të jetë e dëmshme për flokët tuaj. Kryesisht kjo për faktin se larja mund të heqë vajrat esencialë që gjenden natyrshëm.
Nëse jeni gjithashtu dikush që përdorni tharëse flokësh ose rregullues pas larjes së flokëve çdo herë, kjo mund të shkaktojë dëme të mëtejshme.
Një ekspert tregoi se sa shpesh duhet t’i lajmë flokët dhe përgjigjja mund t’ju habisë. Wes Sharpton, stilist rezident në Hairstory, zbuloi se duhet t’i lani flokët “vetëm” një herë në javë.
“Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional, ju duhet të lani flokët vetëm një herë në javë”, thotë ai. /Telegrafi