Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Yerevan për tu përballur me Armeninë
Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Yerevan, aty ku të premten pasdite do të ndeshet me Armeninë në kuadër të miqësores.
Rrugën drejt këtij shteti e morën sot gjatë pasdites. E po ashtu në mëngjesin e sotëm e zhvilluan stërvitjen e fundin në fushën e kampit nacional në Hajvali.
Përballja mes Armenisë e Kosovës do të luhet të premten nga ora 17:00.
Pas këtij takimi, Kombëtarja do të luaj të martën ndaj Hungarisë në Budapest, një tjetër miqësore.
Kujtojmë që për ‘’Dardanët’’ do të debutoj trajneri i ri, Franco Foda.