UNMIK-u deklarohet për videon ku shihen zyrtarët e saj me flamurin serb [video]

Një video ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku shihen zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara me flamurin serb.

Kjo video, e cila kryesisht është publikuar nga profile serbe në TikTok, duke pretenduar se është UNMIK-u në Kosovë, ndërsa dëgjohet në sfond këngë nacionaliste serbe.

Në një përgjigje për “Zeri.info”, UNMIK-u tha se kjo video nuk është nga misioni i tyre në Kosovë dhe ka theksuar se video e shpërndarë është lajm i rremë, që synon dezinformimin e publikut.

UNMIK-u i ka thënë “Zërit” se në video janë Forcat e Armatosura serbe të dislokuara me Forcën e Kombeve të Bashkuara në Liban, mision ky i njohur si UNIFIL.

“Trupat e shfaqura në video janë njësia e Forcave të Armatosura Serbe të dislokuara me Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL). Ky trillim është i papranueshëm, por UNMIK-u është i vendosur që në mënyrë aktive të vazhdojë të mbrojë të vërtetën; mbështesin verifikimin e fakteve dhe edukimin mediatik; dhe të ndërtojë kapacitetet e mediave dhe shoqërisë civile për të promovuar ndërtimin e paqes dhe besimin”, thuhet në përgjigjen e UNMIK-ut. /Zëri

@martinnis1989

 

ë original sound - Martin Stojanovic