Shkrimtari prizrenas Roland Spahiu, së shpejti boton librin “Një skenë filmi”

Një nga shkrimtarët më të shquar të gjeneratës së re në hapësirat mbarëshqiptare, prizrenasi Roland Spahiu, së shpejti pritet të nxjerr në dritë librin e tij më të ri, të titulluar “ Një skenë filmi”. Një gjë të tillë e ka bërë të njohur për publikun vet ai, përmes një njoftimi në facebook, ku ka shkruar : Romani im “Një skenë filmi” në mendjen time, ndërsa ai tashmë në redaktim në Tiranë. Roland Spahiu, ka botuar librin e tij të parë “ Fluturat” qysh në vitin 2014-të, ndërsa më pas ka vijuar me botime të reja, të cilat janë mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga lexuesit dhe kanë marrë kritika tejet pozitive nga personalitete të shquara të letërsisë shqiptare.