“Dita e Verës”, Rama: Jua uroj një pranverë të bukur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka uruar të gjithë shqiptarëve “Ditën e Verës”.

Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar: “Mirëmëngjesi dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur”.

Ndryshe, “Dita e Verës” është një festë me origjinë të lashtë. Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.

Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.

Ndërsa në disa vende të tjera në “Ditën e Verës” ndizeshin zjarre purifikues për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashtë të Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.