Policia jep detaje për rrahjen në bufenë e RTK-së, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Një rrahje ka ndodhur sonte në bufenë e RTK-së në rrugën “Xhemajl Prishtina”.

“Zëri” më herët ka raportuar se një punëtor i RTK-së, ka sulmuar një kamerier të bufesë, i cili si pasojë e lëndimeve është dërguar në QKUK.

Rastin për “Zërin” e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy persona, ku i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në një bufe në rrugën Xhemajl Prishtina, ku kanë qenë të përfshirë dy persona. Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Pas përfundimit të intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç ka mësuar “Zëri”, rrahja dyshohet se ka ndodhur pas pakënaqësive të punëtorit të RTK-së me shërbimit e kamerierit të bufesë. /Zëri