Edhe shefi i EULEX-it në Kosovë mirëpret vendimin për tokat e Manastirit të Deçanit

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me tokat e Manastirit të Deçanit.

“Unë e mirëpres shumë zbatimin e vonuar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit. Siguria juridike është themeli i sundimit të ligjit”, shkroi Barbano në platformën X.

Këtë hap e mirëpritën edhe shefi i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog dhe ambasadori gjerman Jorn Rohde.