Begaj uron që Ramazani të bëjë shoqërinë shqiptare më të devotshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar të gjithë shqiptarët e besimit mysliman për fillimin e muajit të shenjtë Ramazanit.

Begaj uroi që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.

“Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit. Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia. Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë! Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!”, shkroi Begaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Zëri