Arsyeja befasuese se përse djathi në Zvicër ka vrima
Shkencëtarët kanë zbuluar se vrimat misterioze në djathë vijnë nga grimca mikroskopike të barit të tharë apo sanës, që e përmban qumështi, përcjell albinfo.ch.
Sipas hulumtuesve në institutin Agroscope, grimcat e sanës i krijojnë këto zbrazëtira kur djathi fillon të krijohet
Ata kanë bërë eksperimente, duke i vënë djathit lloje të ndryshme të pluhurit të sanës, duke vërejtur se kjo po ndikon në krijimin e vrimave më të mëdha apo më të vogla.
Sidoqoftë, kjo tregon se pse vrimat në djathë janë më të vogla në 15 vitet e fundit: sepse qumështi është shumë më i pastër.