Lushtaku: Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë, sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci
“Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci”.
Ky është reagimi i parë i nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pasi mbrëmë u ndal nga policia e EULEX-it.
Lushtaku ka thënë se është krenar për gjithçka çfarë ka bërë për Kosovën, liria e të cilës erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës çlirimtare .
“Gjatë gjithë jetës sime jam munduar të punoj me nder, duke pasur në rend të parë interesin e vendit dhe popullit tim”, ka shkruar Lushtaku.Ai është shprehur se është mirënjohës ndaj personave që e kanë mbështetur dhe se sipas tij, kështu do të jemi bashkë gjithmonë.