Ameriko Vespuçi, hartografi që zbuloi “Botën e Re”
Ameriko Vespuçi, ( 9 mars 1451 — 22 shkurt 1512), ishte financier, lundërtar dhe hartograf i cili ishte i pari që demonstroi se Brazili dhe baseni i Karaibeve nuk ishin pjesët e jashtme të Azisë lindore siç kishte hamendësuar Kolombo nga udhëtimet e tij, por tha se kjo ishte një tokë e re e cila nuk ishte ende e njohur nga Bota e Vjetër.
I referuar si Bota e Re, ky super kontinent i dytë u emërua “Amerika”, që rrjedh nga fjala Americus, versioni latinisht i emrit të Ameriko Vespuçit.
Ameriko Vespuçi është i lindur dhe rritur në Firence të Italisë.
Ka marrë pjesë dy udhëtime në “Botën e Re”, dhe ka qenë udhëheqës i ekspeditës detare spanjolle (1499-1500) e cila si duket ka zbuluar grykëderdhjen e lumit Amazon. Mandej ka udhëhequr edhe ekspeditën portugeze (1501-1502) e cila e ka zbuluar Rio de Zheneiro dhe Rio de Plata.
Duke i paraqitur zbulimet e tija për herë të parë përmendet shprehja Amerikë dhe Bota e Re.Duke lundruar me flamurin Spanjoll, arriti deri te bregdeti i Brazilit dhe Hundurasit. Në dallim me Kolombin, ka qenë i sigurt se ka zbuluar “Botën e Re” e cili gjindet në mes të Evropës dhe Azisë.
Përshkak se hartografët e kanë injoruar Kolombin, kontinenti i ri e mori emrin Amerikë nga ky hulumtues dhe detar italian.
Duke i paraqitur zbulimet e tija për herë të parë përmendet shprehja Amerikë dhe Bota e Re. Duke lundruar me flamurin Spanjoll, arriti deri te bregdeti i Brazilit dhe Hundurasit. Në dallim me Kolombin, ka qenë i sigurtë se ka zbuluar ” Botën e Re” e cili gjindet në mes të Evropës dhe Azisë. Roli i Vespuçit është i dyanshëm, jo vetem që vërtetoi se Kolombo ka zbuluar tokë të re, por edhe për dy shkrimet e veta, “Mundus Novus” dhe “ Lettera”. Disa mendojn se shkrimet e Vespuçit janë vetëm mendime dhe iluzione, ndërsa disa të tjerë mendojnë se a to shkrime nuk janë të tijat por janë shkruat para periudhës qe ka jetuar Vespuçi.
Në përgjithësi pranohet se Amerika Veriore dhe Jugore u emëruan sipas eksploruesit Italian Amerigo Vespucci nga kartografi Gjerman Martin Waldseemüller. Vespucci, i cili kishte eksploruar Amerikën Jugore mes viteve 1497 dhe 1502, ishte Evropiani i parë që sugjeroi se Amerikat nuk ishin Inditë (grupe ishujsh në Azi), por një tokë tjetër e panjohur më parë për evropianët.
Më 1507, Waldseemüller prodhoi një hartë të botës, në të cilën ai vendosi fjalën “America” në kontinentin e Amerikës Jugore, në mes të Brazilit të sotëm. Ai shpjegoi logjikën për këtë emër në librin e tij “Cosmographiae Introductio”. Për Waldseemüllerin, askush nuk duhet të kundërshtoj emërimin e tokës sipas zbuluesit. Ai përdori verzionin e Latinizuar të emrit të Vespuccit (Americus Vespucius), por në formën femërore “America”, duke ndjekur shembujt “Europa” dhe “Azia”. Më vonë, kur kartografë të tjerë vizatuan Amerikën Veriore, ata shtuan emrin origjinal gjithashtu më 1538, Gerard Mercator përdori emrin America për të gjithë hemisferën perëndimore në hartën e tij të botës.
Ameriko Vespuçi vdiq më 22 shkurt të vitit 1512.