Nëna e Aulon Zekës: Vajza që ndihmoi në vrasjen e Aulonit mbajti veç dy vjet burg

Aulon Zeka, 16-vjeçar, u gjet i vdekur në orët e hershme të mëngjesit të 16 shtatorit të vitit 2017 në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast janë mbajtur mbi 60 seanca gjyqësore. I mituri i parë është dënuar 9 vjet e 6 muaj burg, të miturës i është shqiptuar masa edukative korrektuese prej 3 vjetësh, ndërsa të miturit të tretë mbikëqyrje nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej 1 viti e gjysmë.

Tani që kanë kaluar shtatë vjet nga vrasja, nëna e tij shprehet e mllefosu me drejtësinë në vendin tonë, gjegjësisht me dënimet që i janë shqiptuar të lartcekurve.

“Qysh 9 vjet e gjashtë muaj sepse është i mitur? Po të ishte i mitur ai do të ishte duke luajtur me lodra, e jo me armë me i postu në Instagram e Facebook. Armët ia kanë parë të gjithë me mbishkrimin ‘po vi me ta ndreq jetën ty, e dikujt me ia marr’. Kujt? Po nuk kemi drejtësi”.

“Riga veç dy vjet i ka mbajtur burg. Ia falën. As nuk e dimë se si ka përfunduar puna e saj, e as sa ka qëndruar në burg. E shihnin nëpër diskoteka, na tregonin të afërmit”, shprehet nëna e viktimës. /klankosova

Për të kuptuar më shumë, klikoni në videot e mëposhtme: