KQZ-ja sot diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të mbajë një mbledhje, në të cilën do të diskutohet edhe për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri.
Në rendin e ditës për mbledhjen që është paraparë të nisë në orën 13:30 është edhe pika “Raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuara nga kuvendet e komunave Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.