Deklarohet Kuçi: S’pati bastisje nga Specialja në shtëpinë time, u takova me ta për shkak të një angazhimi

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se nuk ka pasur bastisje nga Gjykata Speciale.

Ai këto deklarata citohet t’i ketë bërë për “Tëvë1”. Kuçi raportohet se ka thënë që vetëm është takuar me zyrtarë të Speciale, për shkak të “angazhimit në një rast atje”.

“Nuk ka pasur bastisje në shtëpinë time. Jam takuar me zyrtare te Speciales vetëm për shkak të punës që e bëjë, për shkak të angazhimit që e kamë në një rast atje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sot janë duke u kryer bastisje edhe në shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Nacionale jozyrtarisht nga burime të afërta me zhvillimet, ka mësuar se Selimi po dyshohet për pengim të drejtësisë.

Bastisja është duke vazhduar, njëjtë sikur po vazhdon edhe te shtëpia e Hajredin Kuçit.

Për të njëjtën arsye, kishte hasur disa bastisje edhe vitin e kaluar.