Neuropsikiatri konstaton: Zemra e thyer shërohet për 90 sekonda
Divorci, ndarja, çfarëdo ndarjeje qoftë dhe humbje e personit të dashur janë gjendje shumë të rënda në kuptimin emocional, i shterin dhe i bëjnë të pikëlluar.
Megjithatë, ekziston një truk i cili mund të jetë ndihmë e parë në situata të këtilla.
Hulumtimet tregojnë që janë të nevojshëm vetëm 90 sekonda që nga një gjendje shpirtërore të kalojnë në një gjendje tjetër.
Natyrisht, kjo nuk është kohë e mjaftueshme për të resetuar zgjidhjen e përhershme, mirëpo në afat të gjatë ky truk ka sukses.
Në të vërtetë, kur gjendemi në situata të vështira, në vend që të mendojmë për gjëra të bukura, truri ynë vazhdimisht sillet në qark dhe mbushet me mendime negative të cilat vetëm sa e rëndojnë procesin.
Neuropsikiatri Dan Siegel thotë që e gjitha që ju nevojitet janë 90 sekonda, transmeton Telegrafi.
Silluni rreth vetes, bëni një shikim përreth vetes, pastaj zhytuni në mendimet tuaja. Mendoni, së paku edhe me dhunë, gjëra të bukura, çka do qoftë që ju bën të lumtur. Ndihuni më mirë.
Përsëriteni shpesh këtë procedurë e cila zgjat një minutë e gjysmë sa t’ju jetë e nevojshme.
“Kurdo që të ndiheni keq, mashtrojeni trurin tuaj. Në fund do të filloni të pranoni ndjenjën e mirë si realitet dhe do të bëheni më mirë”, thotë Siegel.