Qeveria ia jep në shfrytëzim FSK-së pronat e ish-aeroportit të Dumoshit

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes që pronat e ish-aeroportit të Dumoshit t’i jepen në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, derisa përmendi pronat në fjalë, tha se janë të një rëndësie të veçantë strategjike për vendosjen e kapaciteteve ushtarake të vendit.

“Pronat që kërkojmë t’i marrim në shfrytëzim janë prona të Republikës së Kosovës, në disa zona kadastrale si Dumosh – Podujevë, Radojevë – Podujevë, Kaqubeg - Podujevë, pra të aeroportit të Dumoshit dhe Llukar - Prishtinë. Këto prona janë të një rëndësie të veçantë strategjike për vendosjen e kapaciteteve ushtarake të vendit tonë, prandaj kërkoj miratimin nga ana juaj”, tha Maqedonci.