Lajçaku nesër në Kosovë
misari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në Kosovë.
Këtë e bëri të ditur Zyra për Informim e Qeverisë, ku u tha se i njëjti do të pritet në takim nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, u tha në njoftim.
Takimi pritet të zhvillohet nga ora 09:30 në ndërtesën e Qeverisë.
Takim me Bislimin paralajmëroi edhe vetë Lajçaku gjatë ditës së sotme.