Turqia goditet nga një tërmet
Turqia është goditur nga një tërmet mjaft i fortë.
Siç raporton faqja EMSC, lëkundjet e tokës ishin të shkallës 4.8 të Rihterit.
Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë Çanakalaja.
Derisa sipas raportimeve të mediave turke, dridhjet janë ndjerë edhe në vendet si: Stamboll, Balëkesir dhe Bursa.
Sipas kohës lokale atje, tërmeti ka ndodhur rreth orës 21:38.
Kujtojmë se vitin e kaluar më 6 shkurt, pati ndodhur një tërmet shumë i madh ku vdiqën mbi 50 mijë persona.