E shpallën të vdekur në rrjete sociale, reagon Adriana Matoshi

Ajo gjatë këtyre ditëve ka marrë vëmendje të madhe në media për shkak të disa mendimeve që ka shfaqur.

Bëhet fjalë për deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh aktoren, Adriana Matoshi.

E njëjta së fundmi ka ndarë një postim në “InstaStory”, nga i cili shihet se është shpallur e vdekur.

“E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, s’arrihet të identifikohet”, thuhet në shkrim shoqëruar me fotografinë e artistes së njohur.

“A keni naj koment për portalet tona”, ishte përgjigjja e Matoshit.

Ajo nuk ka shtuar ndonjë gjë tjetër, por shihet se kjo është e tepërt dhe se për këtë u detyrua të flasë.

Adriana në ndërkohë po vazhdon angazhimet në politikë e po ashtu edhe në profesionin e saj si aktore.