“Diplomacia parlamentare” bën bashkë Konjufcën, Kurtin dhe Hovenierin
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me mbështetje të organizatës “Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office” (FES), do të organizojë konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik” .
Konferenca mbahet në Prishtinë, duke filluar në orën 9:00.
Në konferencë do të jenë të pranishëm kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Peter Hurrelbrink, drejtor i FES-it.
Në njërin nga sesionet e saj do të marrin pjesë edhe kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, Thomas Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.