Osmani: Urime ekipit tonë të hendbollit të femrave U18, vazhdoni ta ngritni lart flamurin tonë
Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar vajzat hendbolliste të U18 për arritjen dhe fitoren e tyre në Uzbekistan dhe kualifikimin për Kampionatin Botëror.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social X, ka thënë se vajzat kosovare e kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë.
“Urime ekipit tonë të hendbollit të femrave U18, trajnerëve të tyre të përkushtuar dhe të gjithëve për kualifikimin në Kampionatin Botëror”.
“Vazhdoni të ngritni lart flamurin tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Our girls have proven yet again that there are no limits to what they can achieve! ë
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 3, 2024
Congratulations to our Women's Handball Team U18, their dedicated trainers, and everyone at @FHK_Zyrtare for qualifying for the World Championship.
Keep on raising our flag high! ë pic.twitter.com/0ix27RWIgY