Komoditet dhe hijeshi: Palltot më femërore të sezonit
Nëse edhe gjatë këtyre ditëve të fundit të dimrit dëshironi të dukeni moderne, vishni pallto të ngrohtë apo pelerinë.
Nxirreni në pah shtatin
Nëse e adhuroni lëkurën, freskojeni pallton e preferuar (ose xhaketën e gjatë) me jelek. Do të dukeni atraktive dhe do ta keni më ngrohtë.
Edhe pelerinat ngrohin mirë
Edhe këtë sezon kreatorët na kanë ofruar modele të ndryshme të cilat shkojnë bukur edhe me funde, edhe me pantallona, transmeton Telegrafi.
Në stilin ushtarak
Palltot të inspiruara nga uniformat ushtarake tashmë disa sezone janë në trend, sepse shkojnë shumë mirë me gardërobën komode gjysmësportive.
Modelet glomaze
Damave, të cilat i duan fustanet voluminoze, u rekomandojmë modele të reja të me volum të madh. Shumica e modeleve janë të thjeshta, gjë që i bëjnë shumë praktike. /telegrafi