Prangoset një person në Podujevë, kanosi një femër në rrjete sociale
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një femër.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 11:40, në Podujevë, raporton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri