Arrestohet gjakovari për dhunë në familje

Një femër ka raportuar në Polici se është shkaktuar dhunë psikike ndaj saj.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 18:00, në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është hospitalizuar në Repartin Psikiatrik”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri