Ju fishkëllejnë veshët? Ja çka tregon kjo për shëndetin tuaj
Dukuria e njohur si “tinitusi”, është shumë normale në SHBA, ku gati 50 milionë njerëz e përjetojnë. Për shumicën prej tyre është thjeshtë bezdi dhe asgjë më shumë por nëse kjo ndodh vazhdimisht mund të shkaktohet në problem për gjumin, përqendrimin dhe proceset e tjera ditore.
Shpesh zhurmat në vesh janë shkaktar i pagjumësisë dhe i stresit, sipas mjekësisë.
Edhe pse tringëllima shpesh është e lidhur me humbjen e dëgjimit, ajo nuk e shkakton dhe as nuk e nxitë humbjen e dëgjimit.
Megjithatë, ekzistojnë disa shkaktarë që e nxisin tringëllimën të ndodhë, në njërën ose tjetrën trajtë të saj.
Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave me intensitet të lartë është njëri dhe mund të themi shkaktari kryesor i tringëllimave në vesh. Përveç zhurmave në vesh, mund të shkaktojë edhe humbje të përhershme të dëgjimit.
Një shumëllojshmëri e kushteve dhe sëmundjeve të tjera mund të çojë tek tringëllima në vesh, duke përfshirë:
– Bllokime të veshit për shkak të dyllit apo ndonjë infeksion i veshit. Mund të jetë edhe ndonjë sëmundje e nervit, e tillë si tumor.
– Aspirina, disa lloje të antibiotikëve, anti-inflamatorët, qetësuesit, ilaçet kundër depresionit si dhe medikamentet kininë.
– Procesi i natyrshëm i plakjes së njeriut.
– Sëmundja Meniere, e cila ndikon në pjesën e brendshme të veshit ose sëmundja Otosclerosis, që dëmton eshtrat e veshit të mesëm.
– Kushte të tjera mjekësore si tensioni i lartë, sëmundjet kardiovaskulare, probleme të qarkullimit të gjakut, anemi, alergji, probleme me gjëndrat tiroide apo diabeti.
– Probleme shëndetësore të qafës apo nofullës.
– Lëndime të kokës apo të qafës.
– Tringëllima në vesh vjen edhe nga alkooli, duhani apo droga të tjera por mjekët kanë treguar se edhe lodhja e stresi ndikojnë mjaft shumë.
Për shkak të lidhjes me disa sëmundje të rrezikshme, ekspertët thonë se duhet të këshilloheni patjetër me mjekun tuaj nëse keni zhurma të tilla në vesh.