Digjet një shtëpi në Vushtrri

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri sonte në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Zeka” rreth orës 20:20.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, tha se nuk është raportuar për të lënduar.

“Zjarrfikësit dhe njësitet përkatëse i janë përgjigjur rastit”, tha Zaiti.