29-vjeçari gjen para në një rrugë të Kaçanikut, i dorëzon në Polici
Një 29-vjeçar ka gjetur para në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik, të cilat i ka dorëzuar në Polici.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se qytetari E. Dema i gjeti paratë dje rreth orës 16:30, njofton Klankosova.tv.
Policia lut pronarin e vërtetë të këtyre parave të paraqitet në stacionin në Kaçanik, çdo ditë, nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që t’i dorëzohen më pas.
“Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e Policisë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë. /Zëri