Pse DJ Khaled mbahet në krahë nga truprojat kur del nga makina?

Një valë komentesh negative kanë vërshuar në një video të postuar në Instagram nga reperi Dj Khaled, në të cilën truprojat e tij duket se e ngrenë në krahë për ta çuar nga limuzina në një automjet tjetër vetëm që ai të mos ndoste atletet e tij “Jordan’s”.

“Nuk dua t’i bëj pis atletet e mia. A mund të më ndihmoni?,“-dëgjohet teksa thotë reperi 48-vjeçar, teksa 2 truprojat e tij e ngrenë në krahë.

Pavarësisht se në të njëjtën video dëgjohet reperi duke falënderuar truprojat për veprimin e tyre, ndjekësit e tij në Instagram nuk kanë mbetur të kënaqur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DJ KHALED (@djkhaled)