Zyrtare: Peja përforcohet me Divine Mylesin

KB Peja ka njoftuar se është përforcuar me basketbollistin amerikan, Divine Myles.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Mylesi, i cili ka luajtur më parë në Kosovë, si dhe me fanellën e Kombëtares, karrierë ka bërë edhe në SHBA, Francë, Rusi, Gjermani.

Peja shton se me këtë përforcim klubi mbyll transferimet për sezonin 2023/24. /Zëri

Postimi i plotë nga Peja:

The 'Divine' Machine has landed...

KB Peja mbyll transferimet për sezonin 2023/24 me afrimin e Divine Myles në Folenë e Shqiponjave.

Myles i cili ka luajtur më parë në Kosovë si dhe me fanellën e Kombëtares sonë - karrierë ka bërë edhe në SHBA, Francë, Rusi, Gjermani.

Divine vjen në cilësinë e lojtarit vendor - duke qenë forcë shtesë drejt luftës për të mbrojtur Titullin Kampion!